Vazhdojnë kërkimet për personin që dyshohet se u mbyt në Ujman
BKT
Foto/ Arbana Hajredinaj/ RTK
Kronika

Vazhdojnë kërkimet për personin që dyshohet se u mbyt në Ujman

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 19:55) Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Togeri Erduan Baliqi, shef i njësisë së planifikimit dhe vlerësimit operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, rreth orës 14:25, ka pranuar informatën se një person është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë nga uji.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë informuar edhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat janë duke zhvilluar aktivitetet për ta gjetur trupin, mirëpo deri më tani nuk kemi rezultat,” tha ai.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, pjesë në kërkim në Liqenin e Ujmanit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, njofton se është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.

"Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë", njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim

Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman

Sh.Ç /RTKlive

Një person dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, ka theksuar Policia e Kosovës. Policia ka bënë të ditur se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, u ka thënë mediave se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji. Sipas tij, për rastin policia janë informuar rreth orës 14:30.

Raportohet se njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.

 


MË SHUME NGA Kronika