Arrestohet një person në Deçan, i sekuestrohen 9 armë në formë stilolapsi
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Deçan, i sekuestrohen 9 armë në formë stilolapsi

G.K/RTKlive

Policia në Deçan ka arrestuar një person më 29 korrik, pasi gjatë një përleshjeje në fshatin Carrabreg, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishekë.

"Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00, ёshtё njoftuar se nё fashtin Carrabreg-Deçan, ёshtё njё përleshje mes dy personave. Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjёs sё informatave, tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: Nёntё (9) armё nё formё stilolapsi dhe katёr (4) fishek", thuhet në njoftim.

Policia njofton se nё koordinim me prokurorin, ёshtё kryer bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.


MË SHUME NGA Kronika