Arrestohet i dyshuari për posedim të paautorizuar të armës
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për posedim të paautorizuar të armës

E.Hoti/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, konkretisht  Stacioni Policor në Klinë, njofton se sot, më datë 05.08.2025, rreth orës 02:15, një patrullë policore ka ndaluar një veturë për kundërvajtje në komunikacion.Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një pikë kontrolli në sheshin “Ndue Përlleshi” në Klinë.

“Gjatë kontrollit rutinë të personit dhe automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një  armë zjarri, pistoletë e tipit Zoraki 917-T, një karikator për të njëjtën armë si dhe gjashtë fishekë të kalibrit 9 milimetra ”, thuhet  në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga njësitë hetimore, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika