Prangosen gjashtë persona, sekuestrohet drogë 18 mijë euro
BKT
Kronika

Prangosen gjashtë persona, sekuestrohet drogë 18 mijë euro

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se janë marrë me shitblerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës. Operacioni i zhvilluar quhej “Lugu”, sipas njoftimit të Policisë.

Policia ka njoftuar se kontrolle janë kryer në tetë lokacione – shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse. Me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal.

Si prova materiale janë sekuestruar: 300 gramë kokainë (vlerë rreth 18 mijë euro), mbi 13 mijë euro, 2 DVR, pesë vetura me targa vendore dhe prova të tjera. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika