30 ditë paraburgim për katër të arrestuar në Prizren
BKT
Kronika

30 ditë paraburgim për katër të arrestuar në Prizren

Sh.Ç /RTKlive

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër personave të arrestuar, të cilët dyshohen për detyrim të një qytetari që të shesë një pronë me vlerë rreth 400-500 mijë euro, për vetëm 250 mijë euro.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se të pandehurit L.S., Xh.S., N.K. dhe R.P., gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2024, kanë përdorur kanosje serioze për të detyruar pronarin e pronës në ZK Lubizhdë të tërhiqet nga ajo, duke i shkaktuar dëm material prej qindra mijëra euro.

Përveç veprës penale “Detyrimi”, tre prej tyre dyshohen edhe për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”, ndërsa R.P. akuzohet edhe për “Shmangie nga tatimi”, për të cilën i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 130 mijë euro.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar para kesh, armë, municion, telefona dhe dokumente që do të përdoren si prova materiale.


MË SHUME NGA Kronika