10:10 / 07.08.2025
Arrestohet një person për posedim armësh pa leje
M.M./ RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas kosovar, pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur e sekuestruar armë e municione të ndryshme.
Operacioni i arrestimit është kryer në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: Armë zjarri AK-47 me katër karikator të mbushur me fishekë, 13 fishekë të së njëjtës armë, një karikator i pistoletës me 5 fishekë, një fishekë i kal-12.7 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























