Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar
BKT
Kronika

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

E.Hoti/RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën “Fadil Vata” në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë në kryeqytet, Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore si dhe autoambulanca, ndërsa  po vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika