Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali

M.Sh/RTKLive

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Xhemail (Bajram) Nuhiu, i dyshuar për një vrasje të ndodhur mbrëmë në Hajvali. Sipas njoftimit të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, i dyshuari ndodhet në arrati.

Policia apelon qëkushdo që ka informacione rreth vendndodhjes së tij të kontaktojë menjëherë policinë.

Hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente, ndërsa autoritetet garantojnë anonimitetin e plotë për çdo qytetar që ofron informacione.


MË SHUME NGA Kronika