Karaqevë, parandalohet kontrabanda me kërpudha
BKT
Kronika

Karaqevë, parandalohet kontrabanda me kërpudha

M.Sh/RTKLive

Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në rajonin e Kamenicës, kanë parandaluar kontrabandën e rreth 910 kilogramëve kërpudha të freskëta të llojit shampinion.

Sipas policisë, rasti është zbuluar rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, kur është ndaluar një furgon i bardhë me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, kërpudhat e ngarkuara janë gjetur dhe janë sekuestruar.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme.


MË SHUME NGA Kronika