Zjarr në Uglar, digjet një pjesë e një objekti
BKT
Foto arkiv
Kronika

Zjarr në Uglar, digjet një pjesë e një objekti

E.Hoti/RTKlive

 Një zjarr ka përfshirë një objekt banimi në fshatin Uglar të komunës së Zubin Potokut, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 04:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për zjarrin dhe njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët, të cilat kishin përfshirë një kat të shtëpisë, që më parë kishte shërbyer si shtyp-shkronjë.Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Hetuesit Rajonalë të Policisë në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me ekspertin e zjarreve, janë duke trajtuar rastin për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm”.


MË SHUME NGA Kronika