Theret me thikë një person në Ternovë të Skënderajt
BKT
Kronika

Theret me thikë një person në Ternovë të Skënderajt

RTKlive

Policia ka njoftuar se mbrëmë në Ternovë të Skenderajt është arrestuar një person i dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka therur me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull.

Rasti është cilësuar si "vrasje në tentativë". Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

"VRASJE NË TENTATIVË - Ternovë, Skenderaj / 29.08.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me një mjetë të mprehtë (thikë) viktimën m/k. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika