Zbulohet shitje e dyshuar ilegale e armëve në një poligon në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Zbulohet shitje e dyshuar ilegale e armëve në një poligon në Fushë Kosovë

E.H|RTKlive

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar në Fushë Kosovë një aksion kontrolli në një subjekt afarist me aktivitet në fushën e armëve, nën dyshimin për keqpërdorim të lejes për shitje të armëve dhe shitje të mundshme ilegale.

Siç ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar objektet e kompanisë dhe shtëpia e një të dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,  ku janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale të dyshuara për shkelje të ligjit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47,  dy fishekë të armës me gas”, thuhet në raport. 

Autoritetet po hetojnë dyshimet për  “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëveapo materialeve plasëse”.


MË SHUME NGA Kronika