16:56 / 07.09.2025
Gjendet një mjet shpërthyes në Ferizaj, tërhiqet nga FSK
V.Th / RTKLive
Një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në polici për një mjet të dyshuar shpërthyes, përkatësisht një predhë, të cilën e kishte hasur në një lokacion të paidentifikuar.
Policia e Kosovës njofton se pas raportimit, njësia për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e sigurt të mjetit shpërthyes.
Sipas policisë, nuk ka pasur ndonjë incident apo lëndime në njerëz.























