15:41 / 08.09.2025
Tre të lënduar nga aksidenti mes katër veturash e një kamioni në Vragoli
M.P. / RTKlive
Tre persona janë lënduar, dy nga ta rëndë, si pasojë e aksidentit me përfshirjen e pesë automjeteve në Vragoli.
Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së kontrollit të një kamioni, kalimin në anën e kundërt të rrugës dhe goditjes së katër veturave të tjera.
“Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, konfirmojnë nga Policia.
Sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 dhe ekipet kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.























