Arrestohet në Viti shoferi që goditi pesë qytetarë në park
BKT
Kronika

Arrestohet në Viti shoferi që goditi pesë qytetarë në park

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të dyshuar pasi ai me automjetin e tij ka goditur disa qytetarë që po qëndronin në një park të qytetit.

Rasti ka ndodhur të hënën mbrëma, rreth orës 21:25, kur i dyshuari, shtetas i Kosovës, me veturën e tij ka goditur pesë persona që po qëndronin në një park. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

“Pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. Pesë persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. ”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje


MË SHUME NGA Kronika