Ra nga Kalaja e Prizrenit, humb jetën një person
BKT
Foto arkiv
Kronika

Ra nga Kalaja e Prizrenit, humb jetën një person

RTKlive

Një person ka humbur jetën pas rënies nga Kalaja e Prizrenit, ka konfirmuar policia për RTKlive.

“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca,” ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në vendngjarje, patrulla ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete.

“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin ‘Hetim i vdekjes’ dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes,” ka shtuar Bytyqi.


MË SHUME NGA Kronika