Rrëzohet druri në Prishtinë, dëmtohet shtylla elektrike dhe një veturë
BKT
Foto: Bekim Krasniqi / RTK
Kronika

Rrëzohet druri në Prishtinë, dëmtohet shtylla elektrike dhe një veturë

M.P. / RTKlive

Rreshjet e shiut kanë shkaktuar rënien e një druri në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale si rënia e shtyllës së energjisë elektrike dhe dëmtimi i një veture.

“Si pasojë e motit qe ka mbizotëruar sot në mëngjes, një dru i vjetër që gjendet afër RTK-së është rrëzuar. Nuk kemi të lënduar. Janë disa dëme materiale”, ka konfirmuar për RTK-në Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.

Ai ka konfirmuar se në terren janë të gjitha ekipet e emergjencës si dhe po vlerësohen dëmet materiale.

Fushtica ka thënë se vetura e dëmtuar është Taxi.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për RTK se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.


MË SHUME NGA Kronika