Zbulohen 50 fishekë të kalibrit 9 mm në pikën ufitare Hani i Elezit
BKT
Kronika

Zbulohen 50 fishekë të kalibrit 9 mm në pikën ufitare Hani i Elezit

Sot rreth orës 05:45 të mëngjesit në pikën kufitare Hani i Elezit, zyrtarët e Njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë të një veture në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, kanë zbuluar 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger (X-Force).

Siç njofton Dogana e Kosovës, gjatë deklarimit fillestar, udhëtarët kishin pohuar se nuk posedonin mallra për deklarim.

“Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar nga ana e zyrtarëve doganorë, në hapësirën e bagazhit të automjetit është gjetur një pako e fshehur që përmbante municionin e lartpërmendur. Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore” thuhet tutje në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit.

 


MË SHUME NGA Kronika