Arrestohet i dyshuari për vrasjen në fshatin Balaj në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në fshatin Balaj në Ferizaj

RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Vrasja”, lidhur me rastin e mbrëmshëm në fshatin Balaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësitë relevante, ka ndërmarrë veprime hetimore në vendngjarje për të ndriçuar rrethanat e rastit.

I dyshuari me inicialet B.R. është arrestuar, ndërsa viktima I.R. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Prokuroria bën të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika