08:33 / 20.09.2025
Lëndohet biçiklisti në Shtime, aksident me një veturë
M.P. / RTKlive
Një biçiklist është lënduar në Shtime si pasojë e një aksidenti trafiku me një veturë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muzeqinë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar-drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.























