10:01 / 21.09.2025
Arrestohen 4 persona, mbjellin kanabis në Podujevë
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj për mbjellje të kanabisit në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumnicë e Poshtme.
“Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar pasi që në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy te dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtor”, thuhet në raportin 24-orësh.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe ndalohen në qendrën e mbajtjes.























