Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, nën akuzën për sulm seksual ndaj një viktime femër kosovare të mitur.

Sipas raportit të policisë, pas veprimeve hetimore dhe intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Bëhet e ditur se rasti po hetohet më tej, ndërsa viktimës i është ofruar trajtim i nevojshëm sipas procedurave ligjore dhe mbrojtëse.


MË SHUME NGA Kronika