09:16 / 26.09.2025
Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet për dhunim
E.H|RTKlive
Policia ka arrestuar një person në Malishevë, i cili dyshohet për veprën penale të dhunimit ndaj një femre.
“I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas raportimit të rastit nga viktima", ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.























