12:31 / 26.09.2025
Arrestohet në Shtime një person i kërkuar nga gjykata
RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar në komunën e Shtimes. Sipas njoftimit të policisë, sot, rreth orës 11:15, në fshatin Reçak, njësitet policore kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Personi i arrestuar është A.A., 23-vjeçar, i dënuar me 30 ditë burgim efektiv dhe një gjobë prej 500 eurosh për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.























