Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në Pejë
BKT
Kronika

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në Pejë

E.H|RTKlive

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Çungur të Pejës, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në QKUK, me udhëzim të mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.


MË SHUME NGA Kronika