53 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
BKT
Kronika

53 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

E.H|RTKlive

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë  është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 14 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2390 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 10 ka dërguar në mbajtje, 2 në  ndalim policor   dhe 4  në vuajtje të dënimit


MË SHUME NGA Kronika