Autoambulancë me targa serbe ndalohet duke kaluar ilegalisht kufirin
BKT
Kronika

Autoambulancë me targa serbe ndalohet duke kaluar ilegalisht kufirin

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka ndaluar një autoambulancë me targa të Serbisë të premten në fshatin Kapi të Kamenicës për kalim ilegal të kufirit. 

Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se shoferi dhe dy pacientë janë shoqëruar në stacion policor, 

“Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacient, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht”, ka njoftuar PK.

Pas intervistimit nga organet kompetente, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari, pasagjeri dhe dy pacientët janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika