Aksident në rrugën Ferizaj-Gjilan, përfshihet vetura zyrtare e policisë
BKT
Kronika

Aksident në rrugën Ferizaj-Gjilan, përfshihet vetura zyrtare e policisë

E.Hoti/RTKlive

Më 27 shtator 2025, rreth orës 12:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha në aksident janë regjistruar vetëm dëme materiale ndërsa nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lëndua”, tha Veseli për RTKlive.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila po trajton rastin.


MË SHUME NGA Kronika