10:15 / 29.09.2025
Sulmohet me gurë një person në Mitrovicë
M.P. / RTKlive
Është sulmuar me gurë dhe mjete të forta një person në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i njëjti ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me gurë dhe mjete të forta nga disa persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.























