09:16 / 30.09.2025
Deponohen para false në një bankë në Prizren
RTKlive
Një punonjës, përfaqësues i një banke në Prizren, ka raportuar se gjatë periudhës 11.09 deri më 28. 09 2025 nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë parash, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Pas pranimit të raportimit, në vendngjarje ka dalë ekipi i forenzikës, i cili ka bërë konfiskimin e të hollave për ekzaminime të mëtejshme, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar dhe gjendet në procedurë hetimore.























