Dy raste të kanosjes brenda 24 orëve në Prishtinë dhe Prizren
BKT
Kronika

Dy raste të kanosjes brenda 24 orëve në Prishtinë dhe Prizren

Sh.Ç|RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dy raste të kanosjes në qytetet Prishtinë dhe Prizren.

Në Prishtinë është raportuar një rast kanosjeje, ku një burrë është kanosur nga e dyshuara – një grua. E dyshuara, sipas policisë, është intervistuar nga njësitet përkatëse policore dhe, me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Prizren është arrestuar një person i dyshuar se ka kanosur tre zyrtarë policorë gjatë kohës sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është iniciuar procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika