Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec, një person humb jetën
BKT
Kronika

Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec, një person humb jetën

Sh.Ç|RTKlive

jë aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori, të cilët drejtoheshin nga persona. Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, të cilit fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 22:54, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë", thekson policia.

Lidhur me rastin, prokurori i shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


MË SHUME NGA Kronika