Bllokohet një person në bjeshkët e Istogut nga reshjet e borës
BKT
Kronika

Bllokohet një person në bjeshkët e Istogut nga reshjet e borës

M.P / RTKlive

Një person është raportuar të jetë bllokuar në bjeshkët e Istogut si pasojë e reshjeve të borës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet janë angazhuar për trajtimin e rastit.

“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin dhe menjëherë është nisur për Komunën e  Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai.


MË SHUME NGA Kronika