Qytetari i zhdukur në Malishevë:Shoqata për Kërkim-Shpëtim nisë operacionin
BKT
Kronika

Qytetari i zhdukur në Malishevë:Shoqata për Kërkim-Shpëtim nisë operacionin

M.P. / RTKlive

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për një qytetar të zhdukur në Malishevë.

Më konkretisht, personi në fjalë Halim Ramadan Sopaj, ishte raportuar si i zhdukur nga data 5 tetor, në fshatin Janiqishtë.

“Ekipet tona janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë. Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika