10:04 / 10.10.2025
Një grua në Leposaviq kanoset me qëllim të votimit të një subjekti politik
E.H|RTKlive
Policia ka pranuar një raport për cenim të së drejtës së votës së lirë në komunën e Leposaviqit.
Policia e Kosovës ka njoftuar, në raportin 24-orësh, se një i dyshuar, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur një femër kosovare, me qëllim që ta detyrojë të votojë për një subjekt të caktuar politik.
“Pas intervistimit nga hetuesit, dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull”, ka njoftuar Policia.
Rasti është iniciuar s ” Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente .























