Policia konfirmon përdorimin e armës ndaj një të dyshuari në Prishtinë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Policia konfirmon përdorimin e armës ndaj një të dyshuari në Prishtinë

A.B / RTKlive

Ka ndodhur një incident me armë zjarri në Prishtinë, ku njësitet policore kanë shtënë në drejtim të një personi të dyshuar.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për kryeqytetin ka konfirmuar për RTKlive, se zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave kanë tentuar të ndalonin personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.

"Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.
I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare.
Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.  Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente", tha ai.


MË SHUME NGA Kronika