09:52 / 12.10.2025
Vjedhje në një xhami në Viti, grabiten paratë e ndihmave humanitare
RTKlive
Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Germovë të komunës së Vitisë. Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në objektin fetar, xhami, ku pas dëmtimit të arkës kanë vjedhur një shumë parash të grumbulluara nga ndihmat humanitare.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur më 11 tetor 2025, rreth orës 13:30.
Bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.























