09:49 / 14.10.2025
Arrestohet personi që kanosi zyrtarët policorë në Ferizaj
RTKlive
Në Ferizaj është arrestuar një person pasi ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2025, rreth orës 11:54, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, nuk iu bind urdhrave të policisë për identifikim.
Pas ndërhyrjes së njësitit policor, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.























