Një pasagjere kapet me armë zjarri në Aeroportin e Prishtinës
BKT
Kronika

Një pasagjere kapet me armë zjarri në Aeroportin e Prishtinës

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje), gjatë kontrollit tek gjërat personale dhe në bagazhin e një pasagjereje femër kosovare, zyrtarët e X-Ray-it kanë detektuar një armë zjarri.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit në vendngjarje dhe pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit.

"Lidhur me rastin ndaj të dyshuarës me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”", thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika