Arrestohen gjashtë persona pas një përleshjeje fizike në Viti
BKT
Kronika

Arrestohen gjashtë persona pas një përleshjeje fizike në Viti

E.H|RTKlive

Gjashtë persona janë arrestuar në Viti nga policia pas një përleshjeje fizike që ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre.

Policia ka njoftuar se të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.


MË SHUME NGA Kronika