Dyshohet se vodhi një veturë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve/Video
BKT
Kronika

Dyshohet se vodhi një veturë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve/Video

RTKlive

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një veturë në zonën e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, hetimet janë duke u zhvilluar me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa policia ka bërë publike pamjet video ku shihet i dyshuari në momentin e kryerjes së veprës.

Autoritetet kërkojnë që çdo person që ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të lajmërohet menjëherë përmes kanaleve zyrtare: E-mail: [email protected], ose në numri i telefonit: 192.

Policia apelon për bashkëpunim të qytetarëve, duke siguruar se të gjitha informacionet që merren do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.


MË SHUME NGA Kronika