Arrestohet një person në Prishtinë nën dyshimet për kanosje
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Prishtinë nën dyshimet për kanosje

V.S|RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë nën dyshimin për një rast të kanosjes, i cili po intervistohet nga Policia Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për RTKlive se informatën rreth rastit e kishin pranuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme për çka menjëherë ishin angazhuar njësitet policore.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, tha Pllana për RTKlive.


MË SHUME NGA Kronika