Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis

Sh.Ç|RTKlive

Tri plantacione me kanabis i ka gjetur policia në fshatin Zhiti në Podujevë. Bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar.

Policia po e heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. 

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.  


MË SHUME NGA Kronika