Grabitje nën kërcënimin e thikës në një market, policia po heton rastin
BKT
Kronika

Grabitje nën kërcënimin e thikës në një market, policia po heton rastin

RTKLive

Një grabitje ka ndodhur në një market në Gjilan, ku sipas Policisë së Kosovës, një person i panjohur ka hyrë në objekt dhe, nën kërcënimin e thikës, ka grabitur paratë nga arka.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima ishte në vendin e saj të punës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar gjatë incidentit.

Njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.


MË SHUME NGA Kronika