Policia heton vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë
BKT
Kronika

Policia heton vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë

E.H|RTKlive

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në komunën e Shtërpcës, ku është gjetur trupi i pajetë i një femre, e cila dyshohet të jetë shtetase e huaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orsh se  menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe mjekësia ligjore.

“Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka njoftuar PK.

Tutje bëhet e ditur se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


MË SHUME NGA Kronika