Ndëshkohet shoferi që lëvizi me 115 km/h në zonë 50 km/h në Ferizaj
BKT
Kronika

Ndëshkohet shoferi që lëvizi me 115 km/h në zonë 50 km/h në Ferizaj

RTKlive

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Mirosalë.

Patrulla e Njësisë së Trafikut Rrugor, dje rreth orës 16:40, ka hasur në flagrancë një automjet të tipit Audi me targa vendore, i cili po qarkullonte me 115 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h.

Sipas policisë, matja e shpejtësisë është bërë me radar statik të vendosur në veturën zyrtare, si pjesë e planit operativ për kontrollin e shpejtësisë në zonat me rrezik të shtuar.

Bëhet e ditur se, ndaj shoferit A.N. (29 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 300 euro, janë aplikuar 3 pikë negative, ndërsa patentë-shoferi i është pezulluar për 3 muaj. I njëjti është përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë ngasësve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e trafikut, pasi tejkalimi i shpejtësisë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.


MË SHUME NGA Kronika