Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik
BKT
Kronika

Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik

Sh.Ç|RTKlive

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar me gjobë një instruktorë shoferësh për kundërvajtje në trafik.

Gjatë kontrolleve të rregullta në rrugën “Brahim Ademi”, një automjet i auto-shkollës, i drejtuar nga kandidati G.H. nën mbikëqyrjen e instruktores N.S. (51 vjeçe), është ndaluar pasi kandidati është kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes.

"Sipas Ligjit Nr. 05/L-064 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 54, paragrafi 2, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit përbën kundërvajtje. Për shkak të përgjegjësisë së instruktores për veprimet e kandidatit gjatë trajnimit, ndaj saj është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit me motor për tre muaj, sipas Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, instruktorja N.S. është evidentuar më parë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit, duke shkelur përsëri ligjin e trafikut rrugor.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon të gjitha auto-shkollat dhe instruktorët që të respektojnë rregullat e trafikut në procesin e trajnimit, në mënyrë që të sigurohet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Ferizaj janë shqiptuar 14 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit.


MË SHUME NGA Kronika