Vdes një shtetas zviceran në aeroportin `Adem Jashari`
BKT
Kronika

Vdes një shtetas zviceran në aeroportin `Adem Jashari`

RTKlive

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mbrëmë, rreth orës 21:00,  është raportuar për një rast të vdekjes së papritur. Policia e Kosovës njofton se një shtetas zviceran, i cili ishte duke pritur për të udhëtuar drejt Zvicrës, ka pësuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

 

Pavarësisht ndihmës mjekësore që i është ofruar menjëherë në vendngjarje, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.


MË SHUME NGA Kronika