09:16 / 23.10.2025
Kapen duke i përgatitur qeset me marihuanë për shitje, dy të arrestuar
E.H|RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në rrugën “Ylli” në Kaçanik, pasi janë kapur në flagrancë duke përgatitur substancë narkotike për shitje.
“Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë totale rreth 31.14 gramë, si dhe 295 euro para të gatshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.























