08:26 / 26.10.2025
Një person kërcënon policinë në Lipjan, lirohet pas intervistimit
RTKlive
Një rast kanosjeje ndaj zyrtarëve policorë është raportuar të shtunën në Lipjan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në Lipjan, më 25 tetor 2025 rreth orës 10:27, është raportuar për një rast kanosjeje ndaj zyrtarëve policorë. Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, një person i dyshuar, mashkull kosovar, ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit.
"I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.























